Përshkrimi
Pregnacare Max në formë tabletash dhe kapsulash është një suplement ushqimor i përbërë nga vitamina, minerale dhe acide yndyrore që përdoren nga femrat gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Pregnacare Max përmban:
Vitamin D3 dhe Kalçium që ndihmojnë në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve.
Acide yndyrore (vaj peshku) që janë të nevojshme për zhvillimin normal të fetusit, zhvillimin e trurit dhe syve.
Acid folik dhe vitamin C që janë të nevojshme në rritjen, zhvillimin dhe rigjenerimin e indeve.





