Përshkrimi
APTAMIL AR 2 Për foshnja 6-12 muaj Për menaxhimin e regurgitimit & refluksit nepermjet ushqyerjes. Frymëzuar nga 50 vjet kërkime pioniere mbi shëndetin gastrointestinal. Aptamil AR është ushqim për nevoja speciale mjekësore. Jepet me keshillen dhe nen vezhgimin e mjekut. Refluksi ndodh kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag pas ushqyerjes, Regurgitimi ndodh kur kjo masë arrin në gojë. Aptamil AR përmban një pastë të krijuar nga bishtajat e karobit, e cila e trash formulën, pa ndikuar në përbërjen dhe vlerat ushqimore të saj. Ajo redukton me 78% episodet e regurgitimit.Aptamil AR 1& 2 është një formulë patentë e gjeneratës së re, e cila tashmë përmban prebiotikë scGOS/lcFOS ,Postbiotikë & HMO 3’GL, (oligosaharide që gjenden në qumështin e gjirit) kombinim i provuar shkencërisht që përmirëson mikrobiotën dhe forcon imunitetin e bebeve.
Kini kujdes! Aptamil AR është pak më i trashë se formulat standarte prandaj rekomandohet të përdoret një biberon me një vrimë, e cila të ketë një madhësi normale për të lejuar rrjedhjen e qumështit.Kur të filloni përdorimin e Aptamil AR, mund të vini re ndryshim në jashtëqitjen e bebit, ajo bëhet më e shpeshtë dhe më e butë, me një përbërje si pudingu.
Përgatitja: Kur përgatisni Aptamil AR 2 është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes. 1. Lani duart dhe sterilizoni te gjitha mjetet. 2. Zjeni ujin dhe lereni te ftohet deri ne 40° dhe matni sasine e ujit qe duhet (sipas udhezimit) ne shishen e sterilizuar. 3. Perdorni vetem lugen dozuese brenda kutise. Per te matur sakte pluhurin sheshoni sasine e tij me nje thike te paster. 4.Shtoni sasine e duhur te pluhurit ne shishe sipas udhezimeve. 5. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht per 10 sekonda. Levizja rrotulluese nuk mjafton. 6. Ftoheni ne uje te rrjedhshem.Kontrolloni temperaturen e qumeshtit tek kyci i dores (rreth 37°). Ushqejeni femijen menjehere brenda 1 ore.






Reviews
There are no reviews yet.