Përshkrimi
Buona Nebianax 3% është një solucion hipertonik me bazë kripe (3% NaCl), i formuluar për të ndihmuar në pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve të sipërme respiratore. Solucioni ndihmon në reduktimin e sekrecioneve të trasha, lehtësimin e frymëmarrjes dhe mbështetjen e higjienës nazale, veçanërisht tek foshnjat, fëmijët dhe të rriturit që kanë kongjestion ose hundë të zëna.
Për çfarë përdoret:
Zhbllokon hundët e zëna në mënyrë natyrale.
Redukton viskozitetin e sekrecioneve dhe ndihmon në eliminimin e tyre.
Lehtëson frymëmarrjen gjatë ftohjes, gripit, rinitit ose sinusitit.
Ideale për përdorim para aspirimit nazal tek foshnjat.
E përshtatshme për përdorim me nebulizator.
Përbërja:
Solucion hipertonik 3% NaCl, pa konservues.
Përdorimi:
1 flakon për aplikim nazal ose nebulizim, sipas rekomandimit të mjekut/farmaceutit.
I përshtatshëm për foshnja, fëmijë dhe të rritur.
Flakonët janë njëpërdorimësh për të garantuar higjienë maksimale.
Paketimi: 20 flakonë nga 5 ml secili.






Reviews
There are no reviews yet.